Takimi i Kim me opozitën/ Murrizi: 39 votat tona janë kundër Reformës Zgjedhore, nëse nuk na plotësohen kushtet

Takimi i Kim me opozitën/ Murrizi: 39 votat tona janë kundër Reformës Zgjedhore, nëse nuk na plotësohen kushtet

Ka përfunduar takimi i ambasadores Kim me disa nga deputetët e opozitës parlamentare, të cilët ishin thirrur për të dhënë mendimin e tyre në lidhje me marrëveshjen e arritur për Reformën Zgjedhore.

Deputetët e opozitës ishin shprehur kundër kësaj marrëveshje, nëse kushtet e tyre nuk plotësohen.

Deputeti i opozitës në Kuvend, Myslym Murrizi në dalje të takimit me ambasadoren Yuri Kim, deklaroi se 39 votat e opozitës parlamentare nuk do të jenë pro Reformës Zgjedhore që u dakordësua dje nga të gjitha palët në Kuvend. Murrizi tha se opozita në Kuvend kërkon lista të hapura, garantimin e votës së emigrantëve dhe administratë zgjedhore, ose nuk voton.

 “Kërkojmë lista të hapura, në të kundërt 39 votat tona në Kuvend s’janë për reformën. I thamë nuk votojmë asnjë lloj pazari. Do të votojmë kundër Reformës në Parlament. Nuk e mora vesh se çfarë kërkoi ambasadorja, nuk i lamë hapësirë kërkesave të saj. Nuk votojmë asgjë jashtë asaj që kemi kërkuar për 15 muaj, Listat e hapura, administrata zgjedhore dhe votat e emigrantëve janë kërkesat tona”, tha Murrizi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy