Stoltenberg: Nëse Finlanda dhe Suedia aplikojnë në NATO, procesi do të ecë shpejt

Stoltenberg: Nëse Finlanda dhe Suedia aplikojnë në NATO, procesi do të ecë shpejt

Nëse Finlanda dhe Suedia vendosin të aplikojnë në NATO, procesi i anëtarësimit do të ecë shpejt dhe do të vendosen masa të përkohshme derisa të bëhen anëtarë zyrtarë të aleancës, tha të enjten Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Ne jemi në dialog me Finlandën dhe Suedinë dhe është vendimi i tyre. Por nëse vendosin të aplikojnë, Finlanda dhe Suedia do të mirëpriten ngrohtësisht dhe unë pres që procesi të ecë shpejt”, tha ai për shtypin.

“Kjo ka të bëjë kryesisht me të drejtën e çdo kombi në Evropë për të vendosur vetë të ardhmen e tij. Pra, kur Rusia përpiqet të kërcënojë në një mënyrë, të frikësojë Finlandën dhe Suedinë që të mos aplikojnë, thjesht tregon se si Rusia nuk po respekton të drejtën themelore të çdo kombi për të zgjedhur rrugën e vet”, shtoi Stoltenberg.

“Realiteti është se Finlanda dhe Suedia janë tashmë shumë pranë NATO-s dhe ne punojmë së bashku, operojmë së bashku, stërvitemi së bashku. Dhe sapo të marrim vendimin për t'i ftuar ata, kjo do të dërgojë një mesazh të fortë politik, se siguria e Finlandës dhe Suedisë ka rëndësi për të gjithë aleatët e NATO-s”, vazhdoi ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy