Denoncimi te Berisha: Kryeministri i vërtetë është Engjëll Agaçi, drejtuesit e shtetit janë thjesht zara

Denoncimi te Berisha: Kryeministri i vërtetë është Engjëll Agaçi, drejtuesit e shtetit janë thjesht zara

Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar ka publikuar në profilin e tij një denoncim të rrallë. Sipas Berishës, një zyrtare e Kryeministrisë i ka shkruar atij në lidhje me mënyrën si fuksionojnë gjërat në zyrat e shtetit.

Statusi i Berishes

Zyrtarja e Kryeministrise denoncon supermafiozin Don Agaçi si “de fakto” kryeministri i Norieges!

Lexoni me vemendje mesazhin e saj.

“Pershendetje Doktor

Un qe po te shkruaj jam një punonjes i Kryeministrise qe zgjedh anonimatin per arsye qe besoj i mirekupton.

Edhe pse nuk jam simpatizant i PD, jeni i vetmi se sot qe mund te guxoni te thoni te verteten, pasi mediat jane te kapura e kane marre fund.

Esht e turpshme qe i gjithe shteti te drejtohet “De facto” nga i person Sekretari i Pergjithshem Engjell Agaci.

Ky esht kryeministri real i vendit qe drejton Ekonomine dhe Administraten, madje ka uzurpuar edhe gjyqësorin, kurse Rama del ne TV e FB e se ka haberin se çfare ndodh e si njef as per emer e fytyre pjesen me madhe te drejtuesve te institucioneve.

Ti marrim me radhe Doktor;

Kryetaren e KKP Evisin, ku ndahen milionat e tenderave e drejton me sms Engjelli dhe e fillon dhe mbyll diten te paradhoma e Tij.

Avokatja e Shtetit Alma Hiçka, gruaja e ortakut te Maks Haxhise esht pengu Agacit.

Drejtorin e APP, Fondi i Rajoneve qe ndaj leket e bashkive, apo çdo vend tjeter qe ka lidhje me tendera dhe buxhet drejtohet nga Agaçi me dore te hekurt duke i katandisur drejtuesit e shtetit ne zara pa vlere qe e kane per nder me taku Agaçin se zakonisht i marrin urdherat nga sekretaret 23 vjecare te paradhomes.

Edhe ministrat i kontrollon dhe komandon nepermjet bandes se Sekretareve të Pergjithshem me ne krye Plarent Ndrecen e famshem ku akti i fundit eshtë me i turpshmi.

Mbasi kane vjedhur e jane me ceshtje penale te gjithë, tani me urdher Agacit po qarkullohen duke i ndërruar ministrite ne shkelje te hapur te ligjit te Nenpunesve Civil te larte.

Doktor harxhoni kohen kot duke u marr me Ramen se ai eshte nje kukull qe e kalon diten ne facebook, Kryministri i vertete i vendit dhe simboli i se keqes qe ka pushtuar shtetin esht vetem nje person Don Agaçi, qe e ka filluar karrieren si sekser i te burgosurve ne Itali dhe qe sot e mban peng Ramen dhe gjithe shtetin mjeran te rilindjes.

Po te shkruaj edhe njehere per emerimin politik te Sekretareve te pergjithshem.

Olti Muzaka shkon me Minisitria e Drejtesise, esht asistenti i Engjell Agaçit ka ka gjithsej 2-3vite ekperience pune, mendo nje Ministre pa eksperience qe deri para nje viti ishte asistentja e Vasilika Hysit i dergohet me detyrim percaktim nje djale 25 vjeçar si sekretar i pergjithshem.

Dritan Palnikaj qe shkon ke Ministrin e Brendshme po ashtu ishte asistent i Agaçit deri para 1 viti dhe ska drejtuar qofte edhe nje sektor ne administrate e shkon atje, levizje e koordinuar e Binomit Agaci-Xhafa

Levizje e 3 qe i ve kapakun ketij plani mafioz,

Alba Thoma Celibashi, kunata e Ilirjan Celibashit, mikut te afert te dyshes Xhafa -Agaçi shkon tek Ministria e Mbrojtjes. Kjo zonje me pak vite pune eksperience i ka bere nje sherbim te madh Agacit dhe te tjeteve qe organizuar 3 koncensionet te perbindshme te inceratoreve ne Elbasan Fier dhe Tirane. Shifni Kontratat dhe do kuptoni pse Alba Thomo dergohet te dubloje nje tjetre Ministre kukull si Olta Xhacka!”

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy