
Ditë më parë në cilësinë e nënkryetares së Komisionit të Ekonomisë, deputetja Sorina Koti bashkë me kryetarin Eduart Shalsin, zhvilluat një takim me ambasadoren Juri Kim.
Lidhur me një pretendim se ambasadorja amerikane ka kërkuar arsyet pse anëtarët e PD mbështesin një person non grata, duke aluduar në z. Berisha, deputetja Koti, në një komunikim me edicionin e lajmeve në MCN tv, tha se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.
Sipas saj, z.Shalsi, ka qenë ai që është munduar të kalojë bisedën nga ekonomia te Berisha, por një gjë e tillë është shmangur me diplomaci nga vet ambasadorja amerikane.
Në mënyrë absolute jo, zonja ambasador është treguar tepër korrekte dhe diplomatike në takimin tonë. Takimi ishte institucional nëpërmjet Komisionit për Ekonomi, dhe në asnjë moment nuk është përmendur z.Berisha, kryesisht për atashimin tonë ose bashkimin tonë me Foltoren apo me pjesën e Rithemelimit.
Ka qenë tendencioze pjesa ose komunikimi i z.Shalsi që disa here më ambasadoren për ta devijuar thelbin e takimit nga ekonomia te z.Berisha, por ajo në asnjë moment nuk ka kapur për politike dhe për ta avancuar më tej. Shalsi ka tentuar që të shpërqendroj bisedën nga problemet ekonomike te z.Berisha.
Në cilësinë e nënkryetares së Komisionit të Ekonomisë, deputetja Sorina Koti, në këtë intervistë bëri të ditur qëndrimin e PD, kundër amnistisë fiskale.
Jam kundër, dhe nuk do të ishte e drejtë që në moment të caktuar të ekonomisë shqiptare ne të fillonim duke legalizuar paratë të cilat i janë vjedhur buxhetit të shtetit.
Do të isha pro nëse amnistia fiskale të bëhej për emigrantë e ndershëm të cilët kurrë nuk i kalojnë 2 milion € kursime si emigrant.



