Kalemaj: Strategji e Ramës motivimi i “kuajve të racës” në PS. Opozitës i duhen fytyra të reja dhe një KOP 2.0 (VIDEO)

Kalemaj: Strategji e Ramës motivimi i “kuajve të racës” në PS. Opozitës i duhen fytyra të reja dhe një KOP 2.0 (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj tha në MCN Live se kryeministri Rama synon të motivojë ata që konsiderohen “kuaj race” brenda PS-së, duke i vendosur në lista të hapura.

Sa i takon PD-së Kalemaj thotë se sfida e opozitës është të krijojë frymë dhe epërsi morale, duke e hapur partinë, sikurse u bë dikur me KOP-in.

Duhet të ndajmë pjesën e retorikës, që z.Rama e bën për të mobilizuar radhët e tij, dhe pjesa tjetër se çfarë bëri Rama strategjikisht. Z. Rama me anë të kësaj strategjie që ndoqi, ishte për të motivuar kuajt e racës politikë të PS. Duke i vendosur në listë të hapur këtu, hiq disa emra, pjesa tjetër do jenë të gjithë në garë të hapur për të siguruar mandatin e tretë, të katërt, hiq ata që e kanë mandatin e parë, dhe surprizë. Bëri kryesinë e vogël, ku pati surpriza.

Kur vjen te 12-shja politike, sigurisht që do jenë emra politikë, s’mund të merren nga rruga. Berisha ka pasur kabinet politik, ndërsa z.Rama ka bërë eksperimente, duke nxjerrë emra të panjohur, s’kanë qenë as teknokratë, as politikanë me karrierë. Opozita normalisht ka nevojë për freski, fytyra të reja, energji të reja. Primaret të japin verdiktin e pjesës militantëve të partisë, por duhet të krijosh një kohezion më të gjerë. Kjo është sfida e PD-së. Do ketë një KOP 2.0, do ketë nja hapje të partisë apo s’do ketë? Opozita ka sfidë më të vështirë, që të krijojë frymë, epërsi morale, që të krijojë besim se do vijë në pushtet”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy