
Arnold Kuminja është një aktor i ri nga Elbasani i cili tashmë vepron në Gjermani.
Me një eksperiencë si aktor në “Al Pazar” por me në rrogë që nuk i dilte as për shpenzime, Kuminja, thotë për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, se zgjodhi rrugën e kurbetit për një jetë më të mirë.
U largova se fatkeqësisht se çfarë realiteti jetojmë në Shqipëri, për dikë që ka qëllimet larta nuk i mjaftojnë të ardhurat për të shkuar aty ku duhej.
Nuk më mjaftonin të ardhurat.
Në Shqipëri kam bërë çdo lloj pune, por ideja ishte të filloja diçka nga 0 me një mentalitet dhe kulturë pune tjetër, dhe të kultivohesha në një model dhe kulture më të hapur.
Nuk është se kam pas të ardhura të mira, jetoj në Elbasan dhe me atë rrogë që merrja ishte e papërballueshme kostoja me udhëtoja çdo ditë,
Kontakti im me artin në përgjithësi ka qenë nga babai, ka qenë muzikant, ish profesor muzike, dhe unë jam rrit nën frymën e artit, dhe kontakte e mia të para kanë qenë në Elbasan në Teatrin Skampa, kur organizoheshin maratonat rinore për gjimnazistët dhe kemi organizuar veprimtari të ndryshme kulturore.
Ndryshimi nga Shqipëria në Gjermani këtu është 180 Grad sa i përket punës, shoqërimit, mentalitetit, edhe deri te mënyra se si pinë kafen ne lokal. Fillimi është i vështirë por nëse mënyra e të menduarit është e tillë që ti duhet t’ia dalësh, fillon të të pëlqejë të përshtatësh.
Bëra aplikim për vizë dhe isha herët e pare që bëra aplikim dhe më doli.
Punoj në spital, ndjehem mirë këtu.
Aktori Kuminja thotë se për të tashmë videot në TikTok janë përditshmëria që e mban afër me Shqipërinë.
Bëj video në TikTok në kohë të lirë.
Kam dashamirë dhe më dërgojnë mesazhe për videot që i bëj. Bëj diçka që të tjerët mund ta shohin familjarisht dhe të kënaqen.
Kthimi në Shqipëri është ëndërr por do doja mundësinë e duhur për tu rikthyer.



