“Shitet për 45 mijë dollarë një vajzë 8-vjeçe”, njoftimi që po hetohet nga policia

“Shitet për 45 mijë dollarë një vajzë 8-vjeçe”, njoftimi që po hetohet nga policia

Policia në qytetin gjerman të Löhne-s ka marrë në pyetje një një familje refugjatësh libanezë, pasi fotoja e vajzës së tyre 8-vjeçare u publikua në shpock.com, një faqe shitjesh online, për një çmim prej 45 mijë dollar.

Aplikacioni është një platformë ankandi, të cilën e përdorin kryesisht njerëzit që duan të shesin dhe të blejnë shpejt në zonat jo shumë larg vendit ku banojnë.

Një prej përdoruesve vuri në dijeni policinë për njoftimin e dyshimtë që hasi mes njoftimeve për shitje biçikletash, rrobash të përdorura dhe pajisjeve shtëpiake.

Policia zbuloi se vajza ishte një refugjate që jeton në Löhne së bashku me familjen e saj prej 2 vitesh.

Policia konfiskoi të gjitha pajisjet që kanë akses në internet si dhe mori në pyetje fëmijët e familjes, 3, 8 dhe 12 vjeç.

Vetë 8-vjeçarja ka thënë se ishte ideja e saj nxjerrja e vetes në shitje, por policia ka dyshime rreth kësaj për shkak të çmimit. Agjentët thonë se një vogëlushe 8-vjeçare vështirë ta kuptojë vlerën e parave kaq mirë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy