Kryetari i PD-së Lulzim Basha vijon në të njëjtën linjë të radikalizimit të protestës. Duke i quajtur protestuesit e vendosur në çadrën para kryeministrisë “ushtri e Republikës së Re” Basha tha se nuk është lojë por është luftë nga e cila do të kthehemi vetëm me fitore.
Basha: “Durimi unë nuk duhet të merret për dobësi, provokimet nuk do i tolerojmë. Faqen tjetër nuk do i kthejmë. Na godisni me shuplakë do jua kthejmë me grusht. Mos u shtrini përtokë, mos i kthnei faqen tjetër bashkojuni e goditini me grusht”



