Dua Lipa sjell bashkëpunimin me Madonnën dhe Missy Elliot

Dua Lipa sjell bashkëpunimin me Madonnën dhe Missy Elliot

Pak ditë më parë Dua Lipa solli bashkëpunimin me J Balvin, Tainy dhe Bad Bunny. Kënga e titulluar “Un Dia” është pritur mjaft mirë nga publiku, e cila deri më tani ka marrë afro 20 milion klikime.

Por, Dua Lipa ka rezervuar një tjetër surprizë për fansat. Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja e hitit “New Rules” ka bërë me dije se do të vijë me një tjetër bashkëpunim.

Bëhet fjalë për një projekt me divën e muzikës, Madonna dhe Missy Elliot.

Projekti do të jetë një remix i këngës së Duas “Levitating”. Ka qenë vetë Dua që ka ndarë lajmin dhe shkruan se është shumë e lumtur që do të bashkëpunoj me idhujt e saj. Bashkëpunimi do të jetë gati më 14 gusht të këtij viti. “Ëndrra po bëhet realitet”, shkruan Dua.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy