Humbja me Kilin, Kodra: E dinim vështirësinë, dy golat në fund ishin të tepërt

Humbja me Kilin, Kodra: E dinim vështirësinë, dy golat në fund ishin të tepërt

Drejtori i Komunikimit në FSHF, Fatjon Kodra, foli në edicionin e lajmeve në MCN, pas humbjes së Shqipërisë në miqësoren ndaj Kilit me rezultatin 3-0.

Kodra deklaroi se miqësoret janë për eksperimente dhe stafi mori mësimet, për gjërat që duhen rregulluar para Europianit.

Sipas tij, vështirësia për kundërshtarin dihej, por dy golat në fund ishin të tepërt për atë që skuadra po tregonte në fushë.

Atmosfera në stadium ishte shumë e bukur. Të gjithë u shqetësuan për rezultatin, duke filluar nga trajneri te lojtarët. Ishte një ndeshje miqësore dhe stafi duhet të eksperimentojë dhe të testojë lojtarët. Në çdo test, skuadrat nxjerrin mësimet. Duke parë situatën, stafi do të ketë kohën e duhur për të rregulluar gjërat që nuk shkuan mirë. Deri në Europian do kenë kohën e duhur për të sistemuar gjithçka.

Edhe trajneri, por edhe ne e dinim, që nuk është e lehtë për të luajtur me Kilin. Janë një skuadër që është mësuar të luajë në nivele të larta. Ishte një nga kundërshtarët më të vështirë, në qarkullim. Nuk kishte nënvlerësim. Kishte një bllokim nga skuadra në minutat e para nga ekipi, që sollën edhe golin e parë. Të gjithë mund të biem dakord që dy golat e tjerë, ishin të tepërt, për mënyrën si ishte loja. I ndodh edhe skuadrave të mëdha, që një ndeshje nuk shkon mirë. Këtë herë ishte radha e Shqipërisë për një ndeshje të keqe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy