Pentagoni: Sulmi në Siri në maj 2023 vrau një civil, jo një udhëheqës të Al Qaeda

Pentagoni: Sulmi në Siri në maj 2023 vrau një civil, jo një udhëheqës të Al Qaeda

Sulmi ajror i kryer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në maj të vitit të kaluar, për të cilin autoritetet amerikane raportuan fillimisht se kishte çuar në vrasjen e një lideri të Al Qaedës, ka vrarë një civil, një bari 56-vjeçar pa lidhje me organizatat terroriste aktive në rajon.

Kjo vërtetohet nga një hetim i brendshëm i kryer nga Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (Centcom), përfundimet e të cilit raportohen nga Washington Post.

Vitin e kaluar, gazeta amerikane ishte e para që shkroi se sulmi i kryer me dron Predator çoi në vdekjen e një civili dhe jo të një lideri të Al Qaedës.

Ngjarja ndodhi më 3 maj 2023 në fshatin Qorqanya, në Sirinë Veri-Perëndimore, ku 56-vjeçari Lotfi Hassan Misto po kujdesej për kafshët e tij kur u vra nga një raketë Hellfire e lëshuar nga një dron Predator.

Sipas hetimeve të Pentagonit, forcat amerikane përcaktuan fillimisht se ai ishte terrorist dhe vendosën ta neutralizonin.

Por informacioni i ri zbuloi se lideri i Al Qaedës arriti të arratisej dhe vijon të jetë ende i lirë.

“Hetimi përcaktoi se forcat amerikane ngatërruan një civil me udhëheqësin e Al Qaedës që po vëzhgonin dhe se njeriu u vra në operacion”, thuhet në përmbledhjen e dokumentit, në të cilin Misto identifikohet me emër për herë të parë.

Hetimet, nisën më 18 mars 2023, dy javë pas aksidentit, i cili nxori në dritë disa fusha në të cilat mund të përmirësohemi.

Jemi të vendosur të mësojmë nga gabimi ynë, duke përmirësuar procedurat minimizoni përfshirjen e civilëve gjatë operacioneve.

Hetimet u kryen nga një gjeneral amerikan me ndihmën e 10 ushtarëve dhe zyrtarëve të tjerë, të cilat përfshijnë dëshminë e të paktën 40 dëshmitarëve dhe përfunduan nëntorin e kaluar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy