Një person është shtypur për vdekje nga një robot në Korenë e Jugut pasi nuk arriti ta dallonte nga kutitë e ushqimit me të cilat po merrej.
Incidenti ndodhi kur burri, një punonjës i një kompanie robotike rreth të 40-tave, po inspektonte robotin.
Krahu robotik, duke e ngatërruar burrin me një kuti me perime, e kapi atë dhe e shtyu në rripin e transportit, duke i shtypur fytyrën dhe gjoksin, tha agjencia e lajmeve koreano-jugore Yonhap.
Ai u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por gjeti vdekjen pak më vonë.
Roboti ishte përgjegjës për ngritjen e kutive me speca dhe transferimin e tyre në paleta.
Viktima kishte kontrolluar funksionimin e sensorit të robotit përpara testimit të tij në fabrikën e klasifikimit të specave në provincën Gyeongsang Jugor, të planifikuar për në 8 nënto r.
Testi ishte planifikuar fillimisht për në 6 nëntor, por u shty me dy ditë për shkak të problemeve me sensorin e robotit.
Burri, një punëtor nga kompania që prodhoi krahun robotik, po kontrollonte makinën deri në orët e vona të natës së të mërkurën kur ajo nuk funksionoi.



