Gjermania paralajmëron se Schengen-i është në rrezik

Gjermania paralajmëron se Schengen-i është në rrezik

Vendet nordike kanë lajmëruar se do të kryejnë kontrolle te imtësishme neëkufijtë e tyre për te parandaluar fluksin e emigranteve dhe kjo sjell si pasojë rrezikun e lëvizjes së lire në zonen Schengen.

 

Ky paralajmerim vjen nga Gjermania, ku zëdhenësi  i Ministrit të Jashtëm gjerman, Martin Schaefe kur u pyet për kontrollet që Danimarka dhe Suedia kanë nisur në kufijtë e tyre, ai deklaroi se Liria e lëvizjes është një princip i rëndësishëm, një nga arritjet më të mëdha të Bashkimit Europian në vitet e fundit dhe se Schengen-i ka vlera të mëdha, por gjendet në rrezik.

 

Ndërsa Stefan Seibert , zëdhenësi i kancelares Angela Merkel deklaroi se levizja e lire në 28 vendet e BE nuk varet nga ruajtja më e mirë  e kufijve dhe se për t'i bërë ballë kësaj krize të vështirë duhet të përdoret një strategji e përbashkët.

 

Norvegjia e cila nuk është anëtare e BE-së por e zonës Schengen lajmëroi se do të nisë që të kthejë pas refugjatët pa viza të cilët vinin nga vendet e tjera pjesë e Schengen-it, e në veçanti nga Suedia. Liderët  europianë e kanë konsideruar situatën mjaft shqetësuese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy