Impianti fotovoltaik në Bulqizë, Vata: Nevojitet hetim, po ndryshojnë dokumentet e tokave. Konsultimi është mashtrim, marrin pjesën punonjësit e bashkisë

Impianti fotovoltaik në Bulqizë, Vata: Nevojitet hetim, po ndryshojnë dokumentet e tokave. Konsultimi është mashtrim, marrin pjesën punonjësit e bashkisë

Denisa Vata, deputete e Partisë Demokratike tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Informacion se projekti për impiantet fotovoltaike në Bulqizë synon t’i marrë banorëve tokën me të cilën jetojnë. 

 

Duke vijuar Vata tha se nevojitet hetim, pasi administratat e bashkisë po ndryshon dokumentet e tokave. 

 

Formalisht ky projekt paraqitet si zhvillim përmes impianteve fotovoltaike, por në them parashikon që banorëve t’u merren qindra hektarë tokë, sipërfaqe që janë përdorur për kullota dhe bujqësi.

 

Ka indicie serioze që kërkojnë hetim të thelluar. Administrata e Bashkisë Bulqizë po ndryshon destinacionin e tokave, nga tokë pjellore, në tokë jopjellore. Kjo bëhet për të krijuar një bazë ligjore që këto  toka të hiqen nga përdorimi bujqësor dhe të kalojnë për projekte të tjera, parqe fotovoltaike. 

 

 

Sipas Vatës, mbledhje që administrate e bashkisë i paraqet si konsultim janë një mashtrim pasi aty marrin pjesë vetëm punonjësit e institucionit. 

 

Një nga problemet më të rënda është mashtrimi që ata e quajnë konsultim. Mblidhen 10-15 punonjës të administratës, bëhen disa foto dhe i nxjerrin tek faqja e bashkisë. Nuk mund të themi që është konsultim. Banorët që preken nuk thirren në konsultim. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy