Pentagoni njofton se ka testuar me sukses një raketë supersonike. Departamenti i Mbrojtjes Amerikane testoi me sukses "një raketë supersonike të lëshuar nga Kauai në Havai. Raketa fluturoi pesë herë më shpejt se shpejtësia e zërit drejt pikës së caktuar, ka njoftuar Pentagoni. Testi konfirmon modelin si të tillë, duke na dhënë mundësinë për të kaluar në fazën tjetër", thotë zëvendësadmirali Johnny Wolfe.



