Historiani Paskal Milo e cilëson vizitën e Papës në Stamboll si një moment me simbolikë të madhe ndërfetare, veçanërisht në 1700-vjetorin e Koncilit të Nikesë. Ai thekson se prania e Papës në një vend me shumicë myslimane dërgon një mesazh të fortë paqeje, bashkëjetese dhe kapërcimi të kufijve fetarë.
Sipas Milos mesazhet e Papës vijnë në një moment tensioni global, ku fuqitë e mëdha shpesh veprojnë mbi kalkulime politike e jo morale. Për Milon, kjo ngjarje mbetet një thirrje për dialog, qetësim tensionesh dhe rikthim te vlerat universale që i mungojnë skenës së sotme ndërkombëtare.
Intervista e plotë:
-Z. Milo, është cilësuar një vizitë historike kjo e papës në Turqi. Mesha me rastin e 1700 vjetorit të Koncilit të Nikesë ka tërhequr shumë vëmendje. Çfarë mesazhi përcjell kjo vizitë në momentin e tanishëm për Europën dhe dialogun ndër fetar?
Vizita e Papës është shumë domethënëse dhe plot mesazhe në një botë që është e përfshirë në kriza. Mesazhe të tilla paqeje të dhëna nga personalitete të tilla janë shumë domethënëse dhe ushtrojnë një lloj ndikimi në politika të tilla. Mesazhet ishin shumë të rëndësishme dhe krizat që po jetojmë sot mund të thellohet nëse nuk thellohet ambicia. Vizita e Papës në një vend ku shumica e popullsisë është e besimit tjetër, dëshmon që feja është shumëpalëshe dhe kapërcen kufijtë kombëtarë. Vizita e tij në një vend të besimit mysliman është padyshim një mesazh shumë i madh dhe për rrjedhore merr një rëndësi të madhe dhe ndonjëherë nuk janë topat ato që përcaktojnë dhe fatin e luftimeve, por erdhe fuqia morale e fjalës.
-A mund të marrë Vatikani një rol të ri në kontekstin e antagonizmit të shtuar mes fuqive kryesore?
Vatikani ka patur historikisht dhe ka një fuqi morale që e ka përdorur në momente të vështira. Unë nuk mendoj që tani është një moment i veçantë që do i jap Vatikanit ndonjë rol specifik. Politikat e fuqive të mëdha prevalojnë mbi moralin e Vatikanit dhe kemi parë historikisht që ndërkohë që Papa ka dhënë mesazhe të shëndetshme.
-Si e definon pozitën e Turqisë kjo vizitë dhe mund të besojmë se politika e jashtme e saj do të konsiderojë disi elementë të moderimit përkundër disa çështjeve të ndjeshme në Mesdheun Lindor?
Turqia është një fuqi rajonale që vitet e fundit e ka shtuar fuqinë e saj dhe ajo është një fuqi e dyta në Nato për nga forcat e armatosura. Është një fuqi e cila ka potenciale të mëdha dhe ka pretendime. Bënë një politikë shumë aktive në rajon, mendoj që duke qenë se po rritet roli i Turqisë dhe ajo ka ambicie për më shumë dhe të jetë një fuqi përtej rajonit.
-Z. Milo sipas jush po mbërrijmë në fundin e luftës në Ukrainë, apo po hyjmë më tepër në fazën e një konflikti të ngrirë?
Është e vështirë të parashikojmë që fundi i luftës në Ukrainë do të vijë shpejt sepse kërkesat e dy palëve dëshmojnë se do jetë shumë e vështirë të arrihet një marrëveshje që do të kënaqë të dy palët. Është e vështirë të përfundojë pa një humbës të qartë dhe një fitues të qartë. Mund të ketë një konflikt të ngrirë, një vijë fronti, por nuk do të ketë një zgjidhje. Asnjëra nga palët nuk do të pranojë kushtet e njëra-tjetrës.
-Si do të analizonit ju Samitin e Alaskës në krahasim me takimin e Maltës 34 vjet më parë? Apo kemi të bëjmë me një takim që nuk përcakton gjë serioze?
Takimi i Alaskës nuk e ka dimensionin e takimit të Maltës sepse bota ishte në grahmën e fundit të komunizmit dhe do përcaktonte vijat e fuqive të mëdha. Takimi i Alaskës ishte një takim më tepër për konsum të brendshëm të dy palëve të cilët kërkonin ti tregonin botës që janë në gjendje të ulen të bisedojnë.
-Si e shihni evolucioni e Be-së në këto katër vjet të luftës në Ukrainë dhe përballë një politike agresive amerikane për tarifat?
BE në fushën e politikës së jashtme gjatë konfliktit në Ukrainë ka bërë progres, por nuk ka arritur të paraqesë një politikë solide. Politika e jashtme mbetet ende në duart e vendeve të BE. BE vepron ende një bashkësi shtetesh që kanë disa qëndrime të përbashkëta, që koordinohen, por nuk kanë një politikë të jashtme.
-Dy çështje të fundit: së pari akuzat ndaj Vuçiç për safarin në Sarajevë, lidhen me një proces që synon largimin e tij? Kujtojmë se akuza doli në sipërfaqe pas spostimit të Milorad Dodik?
Besoj se këto janë histori rajonale të brendshme që mund ti quajmë normale në mënyrë negative për atë ish-Jugosllavi që ende e trashëgon sot Serbia. Nuk besoj se ajo histori e safarit të mund të cënojë më tej Vuçiç, ai duhet të marrë në analizë në mënyrë realiste, por nuk besoj se ka ardhur momenti që ne të këndojmë deprofundosin e tij. Është ende herët sepse në Serbi forcat opozitare do të prodhojnë ngjarje që të rrënojnë gradualisht Vuçiç.
-Çështja e dytë ka të bëjë me një figurë të historisë politike: busti i Zai Fundos në Korçë. Si e gjykoni dhe për cilat merita nderohet një figurë si ai?
Këto janë vendime të pushtetit vendos dhe vendosja e këtyre simboleve janë në tagrin e institucioneve vendose dhe ato ka vendosur për të bërë një monument dhe në këtë kuadër e kanë zgjedhur. Në rastin konkret, si qytetar i Korçës, Zai Fundo e meriton të ketë një bust sepse ai është përfaqësues i një familje shumë të njohur në Korçë, por nga ana tjetër ka qenë një figurë demokratike dhe pjesëmarrës aktiv.



