Rritjet e fitimeve të bankave/ Meka: Ka ardhur nga rritja e normave të interesit, presim një tjetër vit historik

Rritjet e fitimeve të bankave/ Meka: Ka ardhur nga rritja e normave të interesit, presim një tjetër vit historik

Eksperti i Financave Elvin Meka tha në “MCN Economy” se fitimet e bankave kanë ardhur nga rritja e normave bazë të interesit.

Meka vë në dukje se projeksionet janë që të kemi një tjetër vit historik sa i përket realizimit të normës së lartë të fitimit. 

Fitimet e bankave janë shtuar, gjithmonë nëse do krahasohemi me një vit më parë. Natyrisht në këndëveshtrime të ndryshme kjo mund të interpretohet ndryshe. Në këndvështrimin e një qytetari të thjeshtë kjo mund të interpretohet si agresivitet i bankave për të nxjerrë gjithmonë e më shumë fitime në kurriz të tyre dhe të biznesit. Nëse e shohim në një këndvështrim më të gjërë, më makro, një sektor bankar fitimprurës përbën gjithmonë një lajm të mirë. Pasi nëse do kishte humbje detyrimisht do të shkarkohej zinxhir në të gjithë ekonominë. Nëse zgjedhim midis dy të kqijave, e keqja më e vogël është që sektori bankar të jetë fitmprurës. Sa ka ardhur ky fitim i shtuar si pasojë e punës më të mirë dhe më të madhe të sektorit bankar, kjo ha një farë diskutimi, nisur nga ecuria e sektorit, nga ritimi i zgjerimit të kredisë së re, dhënia e huas së re, dhe ofrimi i shërbimeve shtesë nga banka, duhet thënë që madhësia e fitimit nuk përkon me zgjerimin e aktivitetit bankar, më shumë se sa me konkujturën në treg të çmimeve. Bankat kanë përfituar më shumë jo falë punës së tyre, jo s'e s'kanë punuar, por më shumë nga rritja e normave bazë të interesit. Në 6 muajin e parë të këtij viti bankat edhe sikur të mos bënin asgjë vetëm nga rishikimi normave të interesit, në mënyrë mekanike do të rritej ky fitim. Huat e reja patjetër që janë dhënë me një normë më të lartë interesi, afërmendësh që fitimi i bankave do të rezultojë më i lartë. Projeksionet janë përsëri për një vit historik sa i përket realizimit të normës së lartë të fitimit. Pas 2021-shit kemi pasur një ulje njëshifrore të kredive të këqija dhe jemi në një situatë të mirë të kredive të këqija që i japin një ndihmë edhe normës së interesit”, tha Meka. 

I pyetur mbi rreziqet e mundshme të bankave, ai përmendi huatë për pasuritë e patundshme, dhe rënien e mundshme të çmimeve të pasurive të paluajtshme.

"Ka një listë të gjatë rreziqesh, kryesisht ekspozimi ndaj huave për strehim dhe pasuri të paluajtshme. Gjatë 3 viteve të fundit është parë një rritje relativisht e fortë e çmimeve të pasurive të paluajtshme. Nëse çmimi në pasuritë e paluajtshme fillon të bjerë, kjo ka pasoja te bankat, sepse duhet të bëjë një rivlerësim total të vlerës së kolateraleve. Ose klienti do vendosë kolateral shtesë, që nuk është e thjeshtë, ose do t’i kërkohet shlyerja e diferencës së vlerës së vjetër me vlerën e re të kolateraleve", shtoi ai. 

Lidhur me problematikat e mikrokredive, Meka tha: "Mikrokreditë jepen pa kolateral, institucioni është i ekspozuar përballë humbjes së plotë. Risku është 100 për qind. Problematika që ka, këto institucionet e mikrokredive nuk funksionojnë me kredi me këste. Kredia e tyre është një këst i vetëm, pagesë në fund të periudhës. Qytetarët që marrin kredi të tilla, që përgjithësisht janë shtresë e ulët, me të ardhura të ulëta, dhe problematikë nga ana sociale, ai ka ardhur sepse ato të ardhura nuk i ka, llogarit t’i kërkosh dyfishin e shumës. Kjo është problematika operacionale të këtyre institucioneve, që në kulturën bazike do perceptohen si fajde. Ky është modeli si janë të ndërtuara mikro-kreditë. BSH i mbikëqyr këto institucione por s’ka të drejtë t’u përcaktojë Schedule".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy