Avokati Gylsen Zhllima tha në studion e MCN Informacion se ministrat e rinj janë vegla të kryeministrit. Kjo sepse, sipas tij, Rama nuk lejon askënd të veprojë në mënyrë të pavarur.
Nuk e prisja që zonja Balluku të ishte në të njëjtin pozicion. Prisja që ajo të shkonte në Bashkinë e Tiranës. Rama ka shkelur hapur Kushtetutën. Ai do të jetë i pari dhe askush tjetër pos tij. Ministret do të keqpërdoren dhe do t’i sjellin familjes së tyre hidhërim kur të lënë mandatin.
Manastirliu është pjesërisht e djegur nëse nuk fiton zgjedhjet.
Si ka mundësi që këta sa ikin nga karrigia i pret partia. Rama ka thënë ç’na duhet ne procedura. Kjo sepse nuk i intereson. Sot ai ka sulmuar gjyqtarët që kanë dalë me vendimmarrje. Opozita e vërtetë bashkohet në një emër. Në rast se është zoti Alimehmeti, pse të mos u japim shansin njerëzve të rinj, që nuk janë të përlyer.



