Iran, 143 të vdekur në protesta

Iran, 143 të vdekur në protesta

Numri i viktimave të protestave në Iran ka arritur në 143, sipas “Amnesty International”, e cila u bën thirrje ndërkombëtarëve që të denoncojnë "përdorimin e qëllimshëm të forcës vdekjeprurës nga forcat iraniane të sigurisë". Sipas raporteve të besueshme të marra nga organizata, numri i personave të vrarë është 143. Vdekjet janë shkaktuar pothuajse të gjitha nga armë zjarri, një burrë vdiq pasi thithi gaz lotsjellës dhe një tjetër pasi u rrah.

“Amnesty International” beson se numri i vdekjeve është më i lartë dhe po vazhdon hetimet, siç edhe e shpreh në deklaratën e saj.

“Reagimi i kujdesshëm i bashkësisë ndërkombëtare për vrasjet e protestuesve është për fat të keq i papërshtatshëm. Unë i dënoj me forcë këto vrasje. Përdorimi i forcës për të shtypur manifetuesit është i pajustifikuar", nënvizoi Philip Luther, përgjegjës për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy