Rusia sanksionon 31 kompani të BE, SHBA dhe Singaporit

Rusia sanksionon 31 kompani të BE, SHBA dhe Singaporit

Rusia sanksionon 31 kompani nga Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Singapori si hakmarrje për sanksionet që kanë goditur vetë Rusinë pas agresionit ushtarak ndaj Ukrainës.

Shumica e kompanive të sanksionuara janë degë të Gazprom Gjermanisë, dega gjermane e gjigantit rus të energjisë që është vënë nën kontroll nga Berlini.

Kështu raporton agjencia Reuters, duke cituar një dekret të publikuar nga qeveria ruse.

Sanksionet kanë të bëjnë gjithashtu me Europol Gaz Sa, kompaninë që zotëron pjesën polake të gazsjellësit Yamal.

Kompanitë e sanksionuara dhe personat juridikë, nuk do të jenë në gjendje të bëjnë transaksione me kompani ruse ose me shtetas rusë dhe nuk do të mund të hyjnë në portet ruse.

Lista e sanksioneve të Rusisë përfshin Gazprom Germania GmbH, Gazprom Schëeiz AG, Gazprom Marketing & Trading USA Inc, Vemex, Ëingas, EuRoPol GAZ.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy