Kryeministri Edi Rama po mban një konferencë për mediat për ekonominësë bashku me Ministren e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denajn dhe Drejtoren e Tatimeve Delina Ibrahimaj.

Shefi i qeverisë në fjalën e tij ka thënë se është e rëndësishme që tashmë hapat e bëra para në ekonomi janë të dukshme.
“Sot bashkë me ministren e financave dhe me drejtorin e përgjithshëm të tatimeve do të fokusohemi te taksat edhe te mirë administrimi fiskal. Sot duhet të kihet parasysh kur flasim për sistemin tonë të taksave dhe administrimin fiskal se nga vijnë. E rëndësishme është të them se jemi ende në mes të rrugës jemi në një proces ndërtimi të të gjithë sisteme që do të mësojmë funksionimin transparent të të gjithë këtij sektori kyç.
Sot kantiere tona të rindërtimit dhe secili mund të sjellë në vëmendje Laçin, Thumanën apo cilindo që puna është në vazhdim ku është vendosur infrastruktura nëntokësore dhe janë ngritur karabinatë nuk është ende një situatë e banueshme në sensin e funksionalitetit të plotë të atyre godinave dhe nga kantiere tashmë këto të kthehen në vendbanime. Kjo është situata në këtë sektor dhe në çdo sektor por krahasuar me të djeshmen është e ndryshme dhe mund të shihet e nesermja.
Ne kemi premtuar 300 mijë vende punë dhe duke u bazuar në shifrat e regjistrit të punës në republikën e Shqipërisë është e rëndësishme që të shikoni të dhënat ju që jeni në skenën e ndërmjetësve të skenës politike dhe në publik dhe thuaju njerëzve. Nga të dhënat nga 2013 ku ishin të regjistruar mbi 400 mijë vetë, në fund të 2019 shifra e punonjësve të regjistruar ka shkuar në 698 235 punonjës të regjistruar janë rreth 225 mijë shqiptarë më shumë që janë punësuar që paguhen dhe paguajnë sipas vendit të tyre të punës. Në çdo aspekt është e njëjta gjë ndryshimi në raport nga u nisëm është si nata me ditën. Ndryshimi në raport me atë që duam të shkojmë është muzgu dhe agimi patjetër. Nëse me pyesni se çfarë mendoj unë për aspektin ekonomik dhe në marrëdhënie me shtetin unë them se ato nuk ka si si të ndjehen të lumtur por ama ato nuk ka mundësi që të mos shikojnë se jemi në një kantier dhe të shikojnë atë që është ndërtuar”, ka thënë Rama.
Rama u shpreh i bindur se në mandatin e ardhshëm katër vjeçar, gjithçka çfarë i takon biznesit do të kaloj online në shërbim.
“Sot kemi kursyer çerek milionë orë për marrëdhëniet biznes-shtet, në aspektin e radhave dhe pritjeve. Ama kjo është një punë në mes dhe dimë shumë mirë sesi vazhdon dhe kemi hedhur piketat. Brenda 4-vjeçarit të ardhshëm gjithçka në lidhje me biznesin do të jetë online. Gjithë sistemi i punës me shkop në dorë i administratës tatimore, do të kthehet me mend në kokë. Do kalohet në punë inteligjente e bazuar në kompjuter dhe gjithë sistemi. Kjo nuk është një ëndërr dhe as ide por një punë që ka filluar, sot që flasim ka filluar me marrëdhënien biznes-qeveri, me një numër të konsiderueshëm transaksionesh. Gjithë ai zixhir problemesh që krijojnë hapësirë për informalitet, e faturave dopio që i madhi bën me të voglin do të marrë fund. Por ama duke i vendosur të gjithë në pozita të barabarta, duke i dhënë mundësi kujdoqoftë që kontrollon sjelljet dhe veprimet anasjelltas. Është themelore të kuptohet se puna e bërë është kolosale dhe nuk ka të tjera foca që e bëjnë dot këtë punë. Shumë e thjeshtë”.
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se me fiskalizimin, nuk do të ketë më "Tire", pra njerëz që marrin ryshfete për të marrë një shërbim.
"Na duhen bashkëpunimi me njerëzit siç bëri ajo qytetarja që coi përpara hekurave se vetëm kështu ne ecim më shpejt me pastrimin e çibanëve, por në momentin kur sistemi do të jetë i ngritur nuk do ketë nevojë për kamera të fshehta se gjithçka do të jetë nën dritën e diellit", tha Rama.
Rama në këtë konferencë për media, ka treguar pse nuk u bë publike kontrata e nënshkruar me “Pfizer”.
“Kontrata me Pfizer është e mbrojtur në të gjithë botën nga sekreti tregtar, nuk është në dëshirën time, sa më takon mua nuk ka asgjë për të fshehur. Të gjitha vendet që kanë marrëdhënie me Pfizer e kanë sekret vaksinën, nëse gjeni një vend të BE-që që e ka bërë publik marrëveshjen ne do të jemi vendi i dytë që e bëjmë. Ne nuk i bjemë shkurt siç i bini ju. Ishte dëshira ime për ta bërë publike, por kontratat janë publike. Për të gjitha vendet duhet të respektojnë klauzolën,”-tha Rama.

Në konferencën për media, ministrja Denaj, tha se nisma për Administrimin fiskal ka rëndësinë e saj, dhe si i tillë do të lëj pas rajonin. Denaj tha se synohet rritja me 10% të ardhurat nga fiskalizimi si dhe të ardhurat e PBB-së synojnë të shkojnë në 30% për të arritur atë mesatare që ka rajoni.
“Për të vijuar në procese në të cilat kemi filluar punë në 2 vitet e fundit në sisteme. Këto sisteme nuk janë sisteme që nisin sot por kanë nisur përpara 2 vjetësh. Të gjithë elementëve të 7 ligjeve, ku synojmë të rrisim me 105 të ardhurat në buxhetin e shtetit. Kjo nuk është një punë lehtë por do bëjë me baltë të gjithë personat që do të ndërtojnë këtë karabina.
Për të embarguar në këtë process ka nevojë për komunikim më të drejtpërdrejtë, ne jemi duke punuar për një nga proceset kryesore siç është fiskalizimi. Synojmë të rrisim me 10% të ardhurat nga fiskalizimi. Bizneset flasin vetë për marrëdhëniet e përmirësuara mes tyre dhe administratës. Synojmë rrijten e të ardhura në PBB që synojnë të shkojë në 30% për të arritur atë mesatare që ka rajoni.
Kthimi në 2013 është një kohë që ka kaluar. Sigurisht që për të embarguar ka nevojë për komunikim më të drejtpërdrejtë. Shqipëria është pas Kroacisë, dhe lë pas rajonin sipas “Doing Business”., tha Denaj.

Në fjalën e saj, Drejtoresha e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, u shpreh se për shkak të pandemisë, vendet e punës u ulën me 2%, ndërkaq ka pasur edhe ulje informaliteti.
“Ulëm nivelin njeri në shërbime. Shërbimet janë online, implementuam call-centre dhe live chat. Ulën kohën që tatimpaguesit kalonin me tatimorët. Në vitin 2020 u krijuar drejtoria e kontrollit e specializuar. Fokusi është tek individët. Kapakun e procedurave do ta vëjë 2021, me fiskalizimin. Çdo tatimpagues do të deklarojë në kohë reale faturat e tij. Ne gjurmojmë nga zyra gjithë tatimpaguesit që nuk janë përmbushës. Do shpeshtojmë kontrollet nga zyra. Efektet e punës së bërë janë ndjerë në nivelin e të ardhurave. Nga 2013 kemi 55% më shumë të ardhura. TVSH-ja është rritur me 47% pasi kishte rënë. Informaliteti, sipas organizatave ndërkombëtare, kemi pasur rënie me 23%. Falë politikave dhe punës së bërë. Të gjitha të dhënat janë përmirësuar për tregun e punës. Të ardhurat e mbledhura nga TAP dhe sigurimet shoqërore janë në rritje. Prej pandemisë vendet e punës u ulën me 2%. Numri i ndërmarrjeve tregon rritje konstante. Mbi 10% janë të mëdha”.



