Krashi: PS do bashkëpunojë për zgjedhjen e Presidentit. Kabineti mund të mos ketë ndryshime (VIDEO)

Krashi: PS do bashkëpunojë për zgjedhjen e Presidentit. Kabineti mund të mos ketë ndryshime (VIDEO)

Deputeti socialist Lavdrim Krashi, thotë se Këshillimi Kombëtar do të jetë fokusi kryesor i Kongresit të Partisë Socialiste dhe më tej çështjet organizative të partisë.

Lidhur me ndryshimet e statutit të Partisë Socialiste dhe nenin ku thuhet se individët që kanë probleme me drejtësinë, ç’regjistrohen nga partia, ai shprehet se kjo është një zgjidhje dhe nuk mendon se PS me koshiencë ka pranuar të konkurrojë kandidatë të tillë dhe të ketë mbyllur sytë.

Duke folur për MCN TV, ai deklaroi se problemi qëndron tek sinqeriteti i qytetarëve përballë detyrimeve që burojnë nga legjislacioni.

Sigurisht që duhet të ketë sitë. Vendosja në statut e një neni të tillë do ti bëjë kandidatët të mendohen dy herë para se të vendosin të konkurrojnë për PS. Detyrën dhe përgjegjësinë kryesore e ka Prokuroria, por kur PS nëpërmjet strukturave apo formave të ndryshme kupton se ka probleme me drejtësinë, do të veprojë para se çështja të shkojë në Prokurori. Prokuroria heton, më pas gjykata vendos nëse është i fajshëm apo jo.

I pyetur lidhur me ecurinë e procesit të zgjedhjes së Presidentit të ri në PS, Krashi deklaroi se nuk zgjedh vetëm Kryeministri, por se është tagër i parlamentit për të zgjedhur Presidentin e vendit, për ta bërë Shqipërinë me President.

PS do të bashkëpunojë me gjithë faktorin politik. Presidenti i vendit ka një detyrë që duhet të jetë mbi palët dhe përfaqësues i unitetit kombëtar. Nëse i zbaton detyrat e Presidentit, atëherë ka një detyrë e lehtë. Presim përfundimin e mandatit të Presidentit, ku gjithë klasa politike ka mundësinë për të ardhur tek emri i përveçëm. Presidenti ka një përshkrim pune, ka shumë më shumë se një person që i plotëson kushtet për të qenë President. Partitë kanë detyrë të zgjedhin një President mbi palët. Do të bashkëpunojmë me gjithë grupet në Parlament dhe përtej kësaj. Kemi caktuar me detyrë për përzgjedhjen e kandidatit për President, tre kolegë, kam shpresë që dhe grupimet e tjera brenda parlamentit do bëjnë të njëjtën gjë, për ta bërë vendin me President më datën 24 korrik.

Sa i takon ndryshimeve të mundshme në kabinetin qeveritar, të cilat janë përfolur së fundmi tha se ka dijeni për aq sa ka thënë Kryeministri se nuk e mendon të arsyeshme për të pasur ndryshime qeveritare.

E drejta e ndryshimeve është e Kryeministrit, në një republikë parlamentare. Detyra kryesore ndaj PS dhe popullit, është të paraqesë një ekip me të cilin do të drejtojë vendin. Herë pas here qeveria ka nevojë për rifreskim të kabinetit. Ndryshimet qeveritare bëhen për t’u përshtatur më mirë me situatat të cilat krijohen. Nuk është e padëgjuar që një kabinet të fillojë në ditën e parë dhe pas katër vitesh të jetë po i njëjti kabinet. Nuk po them nuk do të ketë ndryshime, por edhe mund të mos ketë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy