
Në dy javët e fundit, themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, ka shitur aksione me vlerë 1.14 milionë dollarë si pjesë e programeve të planifikuara rregullisht. Kjo ishte shitja më e madhe nga një i brendshëm për çdo kompani publike në 3 muajt e fundit, sipas Vickers Weekly Insider i Argus Research.
Në rastin e Facebook-ut, Zuckerberg dhe një zyrtar tjetër i shitën aksionet 20 dollarë më shumë se çmimi i së martës. Analistët thonë se nuk ka asgjë të keqe dhe këto janë shitje të planifikuara.
Aksionet e Facebook-ut ranë me 6.77% të hënën, dita e parë në bursë pas publikimit të skandalit të marrjes së të dhënave të 50 milionë përdoruesve amerikanë.
Ben Silverman, drejtor i kërkimeve në InsiderScore, thotë se shitja e aksioneve dhe lajmet e ditëve të fundit nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.
Zuckerberg njoftoi në shtator planet për të shitur 35 - 75 milionë dollarë aksione gjatë 18 muajve të ardhshëm për të financuar projektet filantropike. Ai dhe bashkëshortja e tij, Priscilla Chan, kanë premtuar se do t’i kalojnë 99 për qind të aksioneve të kompanisë së tyre Iniciativës Chan Zuckerberg, e cila është fokusuar në çështje si sëmundjet dhe arsimi.



