Barcelona i hedh sytë tek Patrick Van Aanholt
Këmbëngulja konstante e Barcelonës për të përforcuar repartin e mbrojtjes orët e fundit ka shkuar në adresë të lojtarit të Crystal Palace Patrick Van Aanholt . Buxheti tepër i reduktuar i ‘’ Blaugranëve ‘’ nuk i lejon për të bërë ndërhyrje potente në merkato , situatë e cila është konfirmuar mjaft mirë me lojtarin e Villarealit Alfonso Pedraza operacion që është ndërprerë nga krerët e klubit . Kjo gjëndje kolapsi i detyron në mënyrë të padiskutueshme 26 herë kampionët e Primera Division ti bëjnë llogaritë në kërkimin e lojtarëve që janë drejt finalizimit të kontratës me ekipet e tyre respektive . Karakteristikat e hollandezit përputhen mjaft mirë me skemat e numrit një të pankinës dhe njëkohësisht bashkombasit Ronald Koeman për të reduktuar disi luhajtjet e repartit defensiv që janë një dhimbje koke e vazhdueshme trainerin 58 vjeçar . Në rast se e përqëndrojmë paksa vëmëndjen tek progresi i anësorit 30 vjeçar duhet theksuar se humbja e protagonizmit dhe rendimenti i vakët në fushën e lojës i kanë krijuar një lloj skepticizmi për të ardhmen në gjirin e Crystal Palace , histori e cila mund të marrë një tjetër rrjedhë gjatë merkatos verore . Dy aspekte që e favorizojnë dukshëm kalimin e Patrick Van Aanholt në ‘’ Camp Nou ‘’ është përfundimi i kontratës në 30 qershorin e ardhshëm dhe së dyti fakti se Ronald Koeman e ka patur nën urdhërat e tij në kombëtaren e ‘’ Tulipanëve ‘’ e bën të ndihet shumë i sigurtë se kontributi i ishi-t të Sunderland mund do të ndikojë mjaftueshëm në rendimentin e përgjithshëm të repartit defensiv të ‘’ Los Cules ‘’ në të ardhmen . 19 ndeshjet e zhvilluara nën drejtimin e Roy Hodgson gjatë këtij sezoni nuk i kanë përmbushur aspak pretendimet e Patrick Van Aanholt , element që e vështirëson qëndrimin në Premier League .