Koreja e Veriut ka njoftuar të enjten se do të forcojë praninë e saj ushtarake në kufirin me Korenë e Jugut, pasi vendosi një satelit spiun në orbitë me ndihmën e Rusisë.
Pas dy dështimeve në maj dhe gusht, një raketë u ngrit nga Koreja e Veriut të martën dhe vendosi në orbitë satelitin " Malligyong-1 ".
Koreja e Jugut konfirmoi këtë të enjte se lëshimi në orbitë ishte i suksesshëm.
"Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un personalisht ishte dëshmitar i lëshimit të raketës dhe tashmë ka studiuar fotografitë e bazave kryesore ushtarake amerikane në ishullin Guam, të marra nga sateliti", thuhet në mediat shtetërore.



