
Teksa në taborët politike vazhdon të jetë aktuale tema e lobimit dhe financimit rus brenda PD, Bujar Vreto kryetar i PD dega Librazhd, thotë për edicionin e lajmeve në MCN tv, se këto janë thjesht për prapavijë politike, për të dëmtuar jo vetëm imazhin e Lulzim Bashës por edhe të të gjithë demokratëve në tërësi.
Pak rendësi ka për mua kush shkon e vjen ne drejtimin e PD, unë u qëndroj strikt parimeve te mia për partinë.
Sa i takon problemeve me financimet ruse e shikoj si një prapavijë politike qe ngrihet në një moment të caktuar për të dëmtuar imazhin jo vetëm të Bashës, sepse ai tashmë nuk është në drejtimin e PD, por edhe i të gjithë demokratëve në tërësi. Kujt i shërben kjo? Unë po ndjek me vëmendje deklaratat e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Foltores, të cilët për 6 vite i qëndruan Bashës pranë, madje janë marrë më shumë çështje të ndryshme dhe e kanë dërguar Bashën në një rrugë pa krye.
Ata janë ngritur sot dhe lidhur me këtë çështje bëjnë sikur nuk ishin aty, nuk ndodheshin aty por gjithçka qenka bërë nga Basha.
Vreto duke qenë një nga mbështetësit deri në fund të ish- kryetarit të PD Lulzim Basha, lidhur me këtë çështje thotë se vet Basha duhet të dal dhe të japi argumentet e tij politike dhe juridike për të mos lenë vend për spekulime.
Këtë e quaj një spekulim politik, por nga Basha dhe zyrtar të brendshëm të PD-së duhet me patjetër që të ketë një argumentim shterues, qoftë politik, qofte juridik, dhe të qetësohen të gjitha pakët brenda PD e majta të mos spekuloj më me këtë çështje, sepse këtë duna të eklipsojnë shumë çështjet të tjera që ka sot vendi, duke nisur nga ndërtimet pa leje e më tutje.



