“Çështja Imeraj”, anëtarë të KPK-së kundër Theo Jacobs: Po na ushtrohet presion

“Çështja Imeraj”, anëtarë të KPK-së kundër Theo Jacobs: Po na ushtrohet presion

Trupa gjykuese e KPK-së e përbërë nga Olsi Komici kryesues, Roland Ilia relator dhe Suela Zhegu anëtare, në seancën për kreun e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Elisabeta Imeraj, me anë të një note verbale drejtuar kreut të KPK-së, denoncojnë sjelljen joprofesionale, fyese dhe paragjykuese, në tejkalim të çdo kompetence të vëzhguesit ndërkombëtar, Theo Jacobs, në lidhje me subjektin e vlerësimit.

“Ofendime, sjellje joprofesionale, tejkalim kompetencash dhe tendencë për ushtrim ndikimi në vendimmarrje”, kështu përshkruhet qëndrimi dhe sjellja e vëzhguesit ndërkombëtar Theo Jacobs, që sipas trupës, në mënyrë të qartë është tregues i përpjekjes për të influencuar vendimmarrjen,

Në letër thuhet se sjellja e Jacobs bie ndesh me frymën e bashkëpunimit që ka ekzistuar deri tani mes Komisionit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Elisabeta Imeraj u konfirmua në detyrë në prill të këtij viti. Pas vlerësimeve, Imeraj rezultoi e pastër te të tria kriteret: pasuria, pastërtia e figurës dhe profesionalizmi. Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Olsi Komici, Roland Ilia si dhe Suela Zhegu, me sqarime të detajuara në një raport mbi 100 faqe, bazuar në fakte dhe prova.

Sidoqoftë presioni dhe shantazhi vazhdon, tanimë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit dhe tek Komisioneri Publik.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy