Nuk është kafja, një mënyrë e thjeshtë për të “zgjuar” mendjen tuaj

Nuk është kafja, një mënyrë e thjeshtë për të “zgjuar” mendjen tuaj

Shumica e njerëzve nuk mund të bëjnë pa të dhe kafeja është një ritual i vërtetë mëngjesi, e cila ndihmon për t’u zgjuar dhe për të qenë të përgjegjshëm!

Por nëse për disa kafeja është ajo që i ndihmon për të nisur ditën në mënyrën e duhur, të tjerët detyrohen të heqin dorë për arsye shëndetësore.

Kështu një shëtitje e shkurtër deri në 20 minuta mund të rrisë produktivitetin në punë ashtu si një filxhan kafeje, sipas një studimi të fundit.

Në fakt, është treguar se stërvitja gjithashtu mund të zvogëlojë efektet negative të mungesës së kafeinës, të tilla si dhimbje koke dhe lodhje.

Kërkimet e mëparshme kanë treguar se kafeina dhe ushtrimet fizike përmirësojnë aspekte të caktuara të funksionit njohës, siç janë vëmendja dhe vigjilenca.

Ekspertët në këtë studim, shqyrtuan ushtrimet afatshkurtra, domethënë ecjen për 20 minuta, kundër një doze kafeine për përmirësimin e kujtesës.

Shkencëtarët pranojnë që ulja e konsumit të kafeinës, pavarësisht nëse është një rekomandim mjekësor apo jo, nuk është një detyrë e thjeshtë, por argumentojnë se ushtrimet mund të ndihmojnë.

Tek njerëzit që përjetojnë mungesë, një shëtitje e shkurtër, por intensive mund të zvogëlojë disa nga simptomat e kafeinës", thonë ata. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy