Përplasjet për aeroportin/ Nika: Pasoja për sezonin në Vlorë, duan t’i çojnë turistët përtej Dhërmiut (VIDEO)

Përplasjet për aeroportin/ Nika: Pasoja për sezonin në Vlorë, duan t’i çojnë turistët përtej Dhërmiut (VIDEO)

Prej disa ditësh vijon konflikti mes dy ortakëve të aeroportit të Vlorës firmës Macbo të Behxhet Pacollit dhe 2A Group të Valon Ademit. Administratori i emëruar nga kompania “2A Group” nuk ka lejuar punonjësit e kompanisë “Mabco” dhe nënkontraktorët të futen në kantier për të vijuar punimet. 

 

Duke folur për “MCN Live”, këshilltari bashkiak Vlorë, Gjergj Nika, thotë se vonesa në hapjen e aeroportit kanë pasoja në sezonin turistik.

 

Ai deklaroi se edhe këtë verë, turizmi në Vlorë do jetë sërish në problematikat e vitit të kaluar. 

 

Nika hedh dyshimin gjithçka është për të prishur turizmin në Vlorë, për ta çuar turizmin përtej Dhërmiut dhe në zonat elitare, të cilat kanë lidhje me oligarkët.

 

Te aeroporti në deklaratën e djeshme të zotit Pacolli, shpjegohet qartë e gjithë procedura dhe nenet e kontratës ku shpjegohet që shteti duhet ta mbrojë për të mbyllur investimin. Duke qenë se zoti Pacolli është 98% aksioner dhe 2% pjesa tjetër i takon të mbyllë kontratën.

 

 Biznesi të gjitha këto i ka kostot, si financiare dhe morale, jam i bindur turizmi këtë vit do ketë një ngërç. Nuk themi që nuk do kemi turizëm dhe korriku dhe gushti ka gjithmonë turizëm, por këto dy muaj nuk mjaftojnë për të mbuluar gjithë vitin. 

 

Gjatë vitit të fundit shumë operatorë turistikë kanë investuar me idenë e hapjes së aeroportit. Vonesa e aeroportit, që sipas punonjësve atje nuk hapet para marsit 2027, sjell pasoja të mëdha në turizëm. Edhe sipas kontratës që ka zoti Pacolli me shtetin, është një pikë që thotë se shteti shqiptar dhe policia ka për detyrë të garantojë mbarëvajtjen e punës. 

 

Turizmi në Vlorë më vjen keq ta them, por do jetë sërish në problematikat e vjetshme. Se kur prishen kontratat, që të rikthehet ai të bëjë kontratë duhen minimalisht 3-4 vjet. Duke parë dhe përplasje të tilla është dhe imazhi shumë i keq te investitori i huaj. 

 

Dyshoj se gjithçka është për të prishur turizmin në Vlorë, për ta çuar turizmin përtej Dhërmiut dhe në zonat elitare, të cilat kanë lidhje me oligarkët. Ndërkohë që kapacitetet janë shtuar në funksion të aeroportit, por që janë të destinuara të dështojnë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy