Autori i sulmit në Vjenë, një shqiptar nga Maqedonia e Veriut? (VIDEO)

Autori i sulmit në Vjenë, një shqiptar nga Maqedonia e Veriut? (VIDEO)

Kryeredaktori i revistës vjeneze "Falter", Florian Klenk, thotë se autori i sulmit në Vjenë është një vjenez i ri me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut.

"Emri i tij është Kurtin S, ka lindur në vitin 2000 në Vjenë, ku u rrit. Ai është me origjinë shqiptare, dhe prindërit e tij janë nga Maqedonia Veriore dhe nuk kanë asnjë lidhje me islamizmin", shkruajti gazetar investigativ në Twitter.

Ai deklaroi se i riu, i cili vrau katër persona dhe u vra nga policia, ishte emër i njohur për Zyrën Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës dhe Shërbimit Kundër Terrorizmit (BVT), sepse ai ishte një nga 90 islamikët austriakë që provuan të udhëtonin në Siri.

Në korrik, pretendon Klenk, ai u ndalua ndërsa përpiqej të shkonte në fushat e betejës në Siri.

"Megjithatë, autoritetet nuk besonin se ai mund të planifikonte një sulm terrorist", shtoi ai.

Ministri i Brendshëm austriak, Karl Nehammer, konfirmoi këtë mëngjes se terroristi i vrarë ishte simpatizant i Shtetit Islamik, pa dhënë detaje të tjera në lidhje me identitetin e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy