Ermira Mehmeti angazhohet në Parlamentin austriak

Ermira Mehmeti angazhohet në Parlamentin austriak

Publikimi i audios së disa telefonatave me karakter erotik e detyroi deputeten Ermira Mehmeti të jepte dorëheqjen disa muaj më parë. Tashmë ish-deputetja e BDI-së është angazhuar si këshilltare nga Parlamenti austriak. Më saktë, bëhet fjalë për një kontratë një vjeçare si këshilltare politike dhe juridike e deputetit austriak, Stefan Schennach në Këshillin e Evropës.

“Kontrata parashikon angazhimin tim si këshilltare politike dhe juridike e deputetit Stefan Schennach, në fushat e marrëdhënieve ndërkombëtare, hartimit të strategjive për Ballkanin, zhvillimin e qëndrueshëm, energjisë së rinovueshme. Në mënyrë më specifike, kontrata parasheh angazhim, këshillim dhe asistencë në hartimin e raporteve dhe Rezolutave të Këshillit të Evropës në Komitetin e Monitorimit, konfliktit ndërmjet vendeve anëtare, Komitetin për kulturë dhe Komitetin mbi Rregulloren e Asamblesë Parlamentare”, deklaroi për gazetën Lajm, Ermira Mehmeti. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy