
Banorët e ‘’Unazës së Re’’ po vazhdojnë sonte me protestën kundër prishjes së banesave të tyre për të zbatimin e projektit ‘’Unaza e Madhe’’.
Mësohet se forca të shumta policie janë zhvendosur te Unaza e Re duke formuar edhe kordon policor për të ruajtur dhe rendin gjatë zhvillimit të kësaj proteste.
Në të dya anët e rrugës janë forca të shumta policie, Shqiponja dhe FNSH, ndërsa mungojnë policët e qarkullimit rrugor.
Ish deputeti demokrat Klevis Balliu i cili mbështet që nga fillimi këta banorë thotë se Rama këkron gjakderdhje
“Ne nuk përleshemi me policinë. Banorët nuk duan luftë me policinë e shtetit. Të armatosur deri në dhëmbë. Për çfarë i keni marrë armët për të vrarë qytetarë, për të plagosur qytetarë? Turp”.
Balliu tha se e kanë lënë të hapur orarin e mbylljes së protestës. Nëse çdo ditë ka përfunduar në 19:30 sot kanë thënë që është pa limit.

Përplasjet midis policisë dhe protestuesve janë rritur sërish në tre ditët e fundit, ku janë shoqëruar disa prej banorëve të zonës së Astirit.



