27 vjet aktiv, vitet e fundit superaktiv, si komentator por edhe si drejtues i një ‘institucioni’ mediatik sportiv. Dritan Shakohoxha emri më familjar për sportdashësit por edhe më tej ishte sonte i ftuari i emisionit Zululand të gazetarit Mustafa Nano. Nëse nuk do ekzistonte sporti për Shakohoxhën mjaftonte të ekzistonte televizioni. Madje, madje ai bëri një deklaratë të ‘frikshme’, ai tha se do pranonte të punonte roje dhe shofer vetëm e vetëm që të ishte pranë televzionit. Madje ai kujton edhe kur shoferat dhe rojet e TVSH-së visheshin me kostum dhe mbeteshin ‘profesione’ të preferuara.
I thirrur për të folur për Kampionatin Europain, i cili starton më 10 qershor, Shakohoxha parashikoi se “Një gjë është e sigurt, Shqipëria nuk e fiton Kampionatin Europian”. Ndërsa kur është pyetur nga Nano se e tepron ndonjë herë me patriotizimin ai tha: “Po ndoshta është e vërtetë që mund ta teproj, aman unë jam komentator patriot”. Në lidhje me punën e tij, Shakohoxha tha se eksperienca e Shqiëprisë në Europian do të mbetet edhe si eksperienca më e mirë në gjithë këto vite.
Ndoshta për herë të parë në studion e Zululand, Shakohoxha ka treguar historinë se si mbrojtësi Elseid Hysaj u fut në sportin ndërkombëtar. Dhe siç tregon Shakohoxha, ka qenë një murator që e bëri sot të famshëm.



