
Presidenti francez, Emmanuel Macron, dyshohet se është përfshirë në hetimin e llogarive të fushatës elektorale të vitit 2017 dhe 2022. Lajmi është raportuar nga gazeta “Le Parisien”, dhe deri më tani nuk është mohuar nga Elysée.
Hetimi raportohet se ka nisur në nëntor; Akuza e Prokurorit Financiar Kombëtar (PNF) është për “favorizim” dhe “financim të paligjshëm të fushatës zgjedhore”.
Hetimet përqendrohen në lidhjen midis Emmanuel Macron dhe kompanisë McKinsey.
Dyshimi lidhet me kushte të paqarta në përzgjedhjen e McKinsey si kompani konsulente, si dhe një financim i fshehur nga kompania për fushatat zgjedhore 2017 dhe 2022.
Nga tre gjyqtarët hetues, njëri është Serge Tournaire, i njohur për akuzën e François Fillon në 2017 për punësimin fiktiv të gruas së tij Penelope, dhe për akuzën ndaj Nicolas Sarkozy në çështjen Bygmalion.



