Voltana Ademi urdhëron administratën të dalë në punë ditën e zgjedhjeve në Shkodër

Voltana Ademi urdhëron administratën të dalë në punë ditën e zgjedhjeve në Shkodër

Administrata e Bashkisë Shkodër do të dalë në punë këtë fundjavë. E gjitha kjo vjen pas një urdhri të paprëcedentë të kryebashkiakes Voltana Ademit e cila praktikisht detyron Bashkinë të punëojë edhe të shunën dhe të dielën.

Kjo fundjavë përkon edhe me ditën e heshtjes zgjedhore dhe 30 qershorin që është dita që pritet të zhvillohen zgjedhjet vendore.

Në urdhër përcaktohet edhe fasha e orarit që administrata duhet të jetë në punë, dhe është nga ora 07:00 e mëngjesit deri në 19:00.

Në dokumentin e firmosur nga Ademi theksohet se ky urdhër është lëshuar për zbatimin e dekretit të Presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Urdhri i plotë:

"Mbështetur në Ligjin 139/2015 "Për vetëqeverisjen vendore", Rregulloren e Bashkisë Shkodër dhe në zbatim të Dekretit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Nr.11199, datë 10.06.2019 "Për shfuqizimin e Dekretit nr 10298 datë 05.11.2018 të Presidentit së Republikës së Shqipërisë "Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore".

Urdhëroj:

1) Caktimin e ditës së shtunë dhe të dielë si ditë pune për të gjthë punonjësit e administratës, njësive Administrative dhe institucioneve në varësi të Bashkisë Shkodër nga ora 07:00 deri në 19:00.

 2) Organizimi i punës të përcaktuar nga secila drejtori dhe institucion.

Ngarkohen të gjithë punonjësit e Administratës së Bashkisë Shkodër, Njësitë Administrative (Velipojë, Bërdicë, Gur i zi, Dajç, Rrethina, Ana e Malit, Shalë, Shosh, Pult, Postribë) Institucionet e Varësisë, (Drejtoria e Shërbimit Bujqësor dhe Pyjor, Sportklub Vllaznia, Drejtoria Ekonomike e Kulturës, Drejtoria Ekonomike Arsimit, Teatri Migjeni, Drejtoria Cerdhe Kopshte).

3) Ky urdhri hyn në fuqi menjëherë."

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy