Hetues në BKH/ Certifikohen 28 kandidatë, skualifikohen nëntë të tjerë

Hetues në BKH/ Certifikohen 28 kandidatë, skualifikohen nëntë të tjerë

Komisioni i Posaçëm i Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës ka mbyllur sot hetimet për kandidatët që konkurojnë për hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit.

Nga 37 kandidatë, komisioni ka certifikuar 28 prej tyre. Nëntë prej kandidatëve nuk kanë kaluar kushtet e sigurisë.

Njoftimi i plotë:

Komisioni i Posaçëm i Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës në datë 01.04.2021, mbylli verifikimin e kushteve të sigurisë për kandidatët që konkurrojnë për “Hetues” në Byronë Kombëtare të Hetimit dhe ka vendosur që nga 37 kandidatë:

28 (njëzet e tetë) kandidatë kalojnë kushtet e sigurisë.

9 (nëntë) kandidatë nuk i kalojnë kushtet e sigurisë.

Kandidatët, që kanë kaluar ose jo kushtet e sigurisë, do të njoftohen individualisht.

Kandidatët e kualifikuar do ti nënshtrohen trajnimit me një sërë modulesh vlerësimi që duhen kaluar përpara se të çertifikohen. Vendi, data dhe ora e zhvillimit të trajnimit dhe udhëzime të hollesishme do të njoftohen në ditët në vijim në ëebsite-in e BKH-së, (BKH.al).

Verifikimi i kushteve të sigurisë u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit të Pavarur të Rishikimit, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri.

Në ditët në vijim do të hapet dhe procesi i rekrutimit për 32 (tridhjet e dy) pozicionet  “Hetues”, të pa plotësuara. Njoftimi për hapjen e procesit të rekrutimit do të bëhet në website -in e BKH-së.

Falenderojmë gjithë kandidatët që shprehën vullnetin për të marrë pjesë në këtë konkurrim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy