Largohet edhe drejtori i 10 i Kadastrës së Vlorës, Jurgen Pilkati

Largohet edhe drejtori i 10 i Kadastrës së Vlorës, Jurgen Pilkati

Jurgen Pilkati që u emërua në krye të Kadastrës së Vlorës në 2 qershor është dorëhequr. Mësohet se Pilkati ka paraqitur sot dorëheqjen dhe nuk dihet se kush do e zëvendësoje më pas atë. Drejtori i radhës qendroi në detyrë vetëm 14 ditë.

Jurgen Pilkati, u komandua në këtë detyrë pas dorëheqjes së Viola Himës, e cila qëndroi si kryeregjistrues vetëm 4 ditë. Edhe pse qëndroi më gjatë se Hima, ai nuk ka firmosur asnjë dokument si kreu i Kadastrës.

Kjo situatë në Kadastren e Vlorës ka disa vite që vijon të mbetet e njëjtë, ku problemet e pronave nuk po marrin fund. Para Pilkatit kanë qenë dhe 9 drejtorë të tjerë që janë larguar.

Përndryshe, në 6 vitet e fundit Hipoteka e Vlorës është drejtuar nga: Viola Hima (4 ditë në detyrë), Bilbil Aliaj ( 4shkurt -22 maj 2020), Taulant Canameti (nëntor 2019-shkurt 2020), Elona Hodaj (shtator 2019-tetor 2019), Alteo Nazëraj (shtator 2019-shtator 2019), Florian Almadhi (maj 2019-shtator 2019), Klodian Troci (korrik 2018–shtator 2019), Sokol Banaj (janar 2018–korrik 2018) dhe Rezart Elmazi (tetor 2015-korrik 2017).

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy