Zelanda e Re mund koronavirusin? 100 ditë pa asnjë rast të ri

Zelanda e Re mund koronavirusin? 100 ditë pa asnjë rast të ri

Zelanda e Re shënoi sot ditën e 100-të pa ndonjë rast të ri të raportuar të transmetimit lokal të koronavirusit, një moment historik pasi pandemia vazhdon të përparojë në të gjithë botën - përfshirë Australinë fqinje, ku shpërthimet e fundit kanë çuar në masa të reja bllokimi në Melburn dhe Viktoria.

Zelanda e Re, një vend me pesë milionë banorë, raportoi në mars se e kishte mundur virusin pasi ishin zbatuar masa të rrepta të bllokimit dhe që prej atëherë nuk ka pasur asnjë rast transmetimi në komunitet, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të vendit.

"Kanë kaluar 100 ditë nga koha kur rasti i fundit i Covid-19 u konstatua në vend nga një burim i panjohur", tha ministria në një deklaratë të dielën. "Asnjë rast shtesë nuk raportohet, kështu që ka ende 23 raste aktive të Covid-19 në objektet e izoluara të rajtimit".

Jeta publike ka rifilluar në vend. Neozelandezët tani hanë në restorante, shoqërohen në bare dhe marrin pjesë në evente sportive dhe kulturore. Sidoqoftë, disa ekspertë paralajmërojnë se heqja dorë nga masat mund të çojë në shpërthime të rasteve të reja.

100 ditë pa transmetim në komunitet është një moment i rëndësishëm", thotë Dr. Ashley Bloomfield, zyrtari më i lartë shëndetësor i vendit. "Megjithatë, siç e dimë të gjithë, ne nuk mund të vetëkënaqemi."

"Ne kemi parë jashtë vendit se sa shpejt virusi mund të rishfaqet dhe të përhapet në vendet ku më parë ishte nën kontroll," tha ai, "ndaj duhet të jemi të përgatitur të izolojmë menjëherë çdo rast të ardhshëm në Zelandën e Re”. / NYT /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy