
Sinoptikani Hakil Osmani tha nëpërmjet një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se në vendin tonë temperaturat maksimale janë regjistruar në Elbasan dhe Gjirokastër.
Duke vijuar shpjegimin e tij, Osmani tha gjithashtu se në kryeqytet dhe në Shkodër janë regjistruar temperaturat 38 gradë Celcius, vlera më të larta se normalja.
Maksimumet janë regjistuar në 39 gradë Celcius në Elbasan, ne Gjirokastër gjithashtu. Kryeqyteti dhe Shkodra kanë regjistruar temperaturat deri në 38 gradë Celcius që janë vlera më të larta se normalja.
Kosova dhe RMV kanë regjistruar temperature të larta, maksimumet janë rritur në 35-36 gradë Celcius, priten temperatura të larta, jo vetëm në Kosovë e Maqedoninë e Veriut, por edhe për Shqipërinë e Ballkanin.
Do të kemi temperature të larta pasi fundjava që vjen pritet që Shqipëria të jetë në epiqendrën e valës së nxehtë. Temperaturat do të arrijnë në 41 gradë celcius. Më freskët do jetë Korca në 35 farë. Do kemi orë me diell. Shpejtësia e erës nuk do të jetë më shumë se 40 km/ orë. Në Kosovë do shkojnë pranë 39 gradë celcius.



