Balla kërkon largimin e Berishës/ Shehu: Mjaft me fjalë, kush ka prova ti çojë në prokurori (VIDEO)

Balla kërkon largimin e Berishës/ Shehu: Mjaft me fjalë, kush ka prova ti çojë në prokurori (VIDEO)

Kreu i grupit parlamentar të PS, ka kërkuar sot largimin e z. Berisha nga Parlamenti, duke thënë se ish-kreu i PD duhet të marrë shembullin e Tom Doshit dhe të lërë mandatin.

Lidhur me këtë deklaratë të Ballës, deputeti demokrat Tritan Shehu në një lidhje skype në studion e lajmeve në MCN TV deklaroi se se kushdo që ka prova për akuzat le ti cojë ato në prokuror dhe më pas të nisë hetimi.

Ai u shpreh se Balla nuk ëhstë askush të japë moral për Berishën, ndërsa theksoi se procesi nis vetëm nëse provat e thëna cohën në prokurori dhe jo të hedhin fjalë nëpër media.

Nuk ka asgjë për të komentuar te shpallja non grata e Berishës, këtu çdo njeri ka të drejtën e tij nëse ka prova dhe akuza le ti drejtojë në prokurori, SPAK dhe kështu nis hetimi. Por një gjë është se këto nuk bëhen me fjalë dhe retorika, pra më mirë ti lëmë retorikat dhe kush ka gjëra ti çoj në prokurori.  Nuk është Balla ai që duhet të japë moral për Partinë Demokratike, apo Berishën. Berisha është ai lider që është padyshim figura më e shquar e demokracisë dhe kushdo që ka prova dhe akuza le ti çojnë në prokurori. Kështu fillon procesi dhe jo me fjalë në media. I kam dëgjuar dhe nga një Don Kishot i vogël që ka lëshuar akuza në koordinim të plotë me Ballën ndaj Berishës dhe i them dhe atyre Don Kishotëve të vegjël ti çojnë në prokurori dhe të mos bëjnë lojën e Don Kishotit apo lojën e Ballës.

Ndërsa lidhur me kërkesën e Bashës të disa ditëve më parë ku ai i kërkon sekretarëve dhe deputetëve të dalin në bazë dhe të kenë kontakt me demokratët, Shehu tha se nuk ka kryetar Basha, por ka depuetet Basha. Ndërsa lidhur konfliktin për selinë, ai u shpreh se në seli hynë kushdo pasi ajo është e të gjithë demokratëve.

Ka një komision të riformimit të PD që ka mandatin për ringritjen e Partisë Demokratike, për forcimin e saj. Duhet të jemi të qartë se komisioni i krijuar është në aktivitet të plotë dhe çdo ditë e më tepër po lëviz në dy ngjarje të rëndësishme kuvendi dhe referendumi.

Në selinë blu ne hymë e dalim si të duam nuk është e askujt por e anëtarëve të PD, e militantëve të PD, është e gjithë demokratëve. Padyshim mendoj se gjithkush që nuk është më në detyrë për të mbajtur ato detyra në ambientet e selisë të hyjë dhe të dalë nga ajo seli si çdo deputet tjetër. Këtu nuk ka asnjë ultimatum. Selia e PD nuk është pronë e një njeriu jemi të gjithë bashkëpronar dhe janë të gjithë të mirëpritur, duhet parë më me qetësi kjo gjë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy