Vrasësi ‘serial’ i grave/ Cakrani: Duhet të ndërhyhet në kodin penal, problemi qëndron te masa e dënimit (VIDEO)

Vrasësi ‘serial’ i grave/ Cakrani: Duhet të ndërhyhet në kodin penal, problemi qëndron te masa e dënimit (VIDEO)

Avokati Kujtim Cakrani në MCN Live ka komentuar lidhur me vrasjen e 3 grave nga Dan Hutra për të cilin u shpreh se duhet të ndërhyhet në kodin penal.

Ai tha se duhet të ishte ndjekur e shkuara e individit dhe se duhet pranuar se jemi një vend maskilist. Sipas tij, si detyrim ligjor kur i dënuari përfundon dënimin, të dhënat mbi të i kalohen policisë së shtetit dhe ata e mbajnë në mbikëqyrje këtë individ.

Ne nuk është hera e parë që diskutojmë të tilla ngjarje ka pasur në vazhdimësi por shqetësohem se si ka mundësi që ky individ duhet të ishte i lirë kur ka pasur precedentë të mëparshëm për të njëjtat vepra penale, dhunë, vrasje. Më bën përshtypje gjithë dinamika e këtij individi i cili nuk ka pasur mbikëqyrjen e policisë. Ne nuk e parandalojmë dot këto vrasje nëse nuk kemi ndërhyrje në kodin penal. Por nuk duhet hartuar se pjesa jonë që e jetojnë në zonat rurale është akoma që nuk ka aspak respekt ndaj femrës. Sot vajzat e vogla dhe të bukura dashurohen me modelin e atij që kanë lekët dhe makinat dhe jo me njeriun e mirë. Ky është realiteti i parë në sy por nuk e zgjidhim dot këtë. Edhe me gjykimin e shkurtuar ai ka dalë shumë herët nga burgu dhe që këtu ka ceduar procesi. Ka rrezikshmëri të lartë shoqërore, por gjithë dinamika është se gjyqtarët kur duan e ngrenë masën e dënimit, pra duhej parë e gjithë dinamika që ka pasur ky njeri me ligjin dhe raportin me femrat.

Në vijim, Cakrani theksoi se burgu ka një administratë dhe ata mbajnë nën mbikëqyrje çdo të dënuar për të parë sjelljen e tyre.

Kur ne kërkojmë lirimin me kusht kërkojmë dinamikën dhe një raport mbi sjelljen e tij gjatë kohës që ka qenë aty. Si detyrim ligjor kur i dënuari përfundon dënimin i kalohen policisë së shtetit dhe ata e mbajnë në mbikëqyrje këtë individ.

Më tej, avokati shtoi se problemi qëndron te masa e dënimit që ai ka mara jo te shuarja e masës. Sipas tij, autorit para se të lirohej duhet ti ishte bërë ekzaminimi psiqik.

Duhet hetuar si ka mundësi që ka dalë me 8 vite burg për një vrasje që ka kryer më herët. Më pas ai duhet ti ishte nënshtruar një mbikëqyrjeje psiqike para se të lirohej dhe duhet të ishte vendosur në burgun e Krujës apo Zabarisë së asaj kohe. Duhet të merremi me vendimin e qershor 2022. Ai është përsëritës dhe dënohet me 1 vit e gjysmë burg për të njëjtat vepra, dhunë, kanosje. Për këto vepra penale dhe sikur unë të tërheq kallëzimin nuk merren parasysh këto nga gjykata. Ajo merr parasysh vetëm dinamikën. Po të shkosh në gjykata do gjesh me qindra raste dhune, dhe habitem se një njeri i skeduar për këtë gjë si individi në fjalë, dhe prokurori i Tiranës kur është arrestuar nuk i është bërë ekzaminimi.

I pyetur se nga i ka siguruar të ardhurat ‘vrasësi serial’, Cakrani tha se burimet mund të kenë ardhur dhe si rezultat i kërcënimeve aspo shantazheve.

Mendoj se burimet mund të jetë dhe nëpërmjet shantazheve dhe kërcënimeve. Ai normalisht do dënohet me burgim të përjetshëm, por besoj se atij do kërkohet ti bëhet ekspertim nga pikëpamja mendore edhe pse kjo duhet të ishte bërë më parë dhe nëse do ishin bërë s’do ishim në këtë gjendje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy