Siç është zakon kryeministri Edi Rama nuk i kursen replikat me komentuesit e tij në rrjetet sociale.
Kreu i qeverisë i është përgjigjur ashpër komentuesve të tij pas postimeve të ndryshme që Rama ndan për publikun.
I till ishte edhe një ditën e sotme ku, pasi ka marrë pjesë në ceremoninë për promovimin e femrës në polici, Rama ka gjetur kohë t’u përgjigjet komentuesve, kryesisht kritikëve dhe atyre që i drejtohen me akuza.
Njëri komentues e ka cilësuar harbut dhe kryeministrin më të keq që ka pas vendi, por Rama nuk ia ka përtuar, duke ironizuar e duke i kujtuar Berishën që si thotë ai “vriste e mallkonte protestuesit”.
Qytetari: Lum ne që të kemi harbut kryeministri me ik keq që ka pas Shqipëria
Rama: Keni te drejte Alfred Eleonora ishte i miresjellshem kryeministri qe vriste e mallkonte protestuesit
Qytetari: O edo vetem forumi i Ps dhe militanet te duan se populli i thjesht te ka kritiku per cdo gjenqe ke bo se ske bo asgje te mir per vendin okk
Rama: Populli vlereson me vote Ino Oo O po ti lexo e meso me shume qe ta kesh per vete, se popullit nuk i’a ha qeni shkopin.




