Aksident i dyfishtë në aksin Fier-Lushnjë/ Një grua humb jetën, plagosen dy persona (VIDEO)

Aksident i dyfishtë në aksin Fier-Lushnjë/ Një grua humb jetën, plagosen dy persona (VIDEO)

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Fier–Lushnjë, në afërsi të vendit të quajtur “Kryqëzimi i Vajkanit”.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit. 

Më pas, burime zyrtare konfirmuan se një nga të plagosurit, Marjana Kovaçi, rreth 60-vjeç, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit, si dhe për disiplinimin e trafikut në këtë segment të ngarkuar rrugor.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 12:20, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Vajkanit", automjeti me drejtues shtetasin J. M.,  është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. M., 30 vjeçe, banuese në Laç.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë pasagjerja në automjetin që drejtohej nga shtetasja E. M., shtetasja M. K., rreth 60 vjeçe, si edhe kanë shkuar në spital për të kryer ekzaminimet, drejtuesja e automjetit dhe 2 pasagjerët e tjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy