Xhixho: Taksimi i profesioneve të lira godet dijen. Ligji për zonat e mbrojtura, i bërë me porosi (VIDEO)

Xhixho: Taksimi i profesioneve të lira godet dijen. Ligji për zonat e mbrojtura, i bërë me porosi (VIDEO)

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, taksimin e profesioneve të lira prej 1 janarit dhe dërgimin e ligjit në Gjykatën Kushtetuese, e sheh si goditje të shtresës së mesme dhe të vetëpunësuarve.

Ne kemi qenë totalisht kundër që kur ky projektligj u diskutua në parlament.

Preket shtresa e mesme, goditet si një taksë shpopullimi, kur edhe BERZH thotë se shpopullimi vjen prej keqqeverisjes.

Ti nuk merr masa se pse kjo shtresë e mesme po largohet.

Ty po të largohen intelektualët dhe profesionistët dhe në këtë moment në vend që të besh incentiva që të rrinë në Shqipëri, ti vendos dhe një taksë prej 23%.

Goditet një shtresë e mesme, janë të pa lajmëruar dhe ti vendos një taksë arbitrare, pa e përshkallëzuar minimalisht, sepse ti ke probleme si shtet në mbledhjen e të ardhurave, por nuk mund t’ia atribuosh shtresës së mesme dhe bizneseve të vogla apo të vetëpunësuar.

Nga studio e MCN Live, Xhixho tha se opozita po e godet ligjin duke e çuar në Gjykatën Kushtetuese, duke nënvizuar se mungesa e investimeve të huaja vjen pikërisht nga mungesa e sigurisë juridike.

Ti i çon bizneset dhe jo vetëm profesionistët e lirë në një pasiguri juridike. Është totalisht diskriminues, se profesionistëve të lirë u jep një vendimmarrje që në 1 janar 2024.

Ti takson sot dijen, ti nuk takson oligarkët, por takson dijen, se profesionistët e lirë si IT, mjekë, doktorë, ti e takson me një taksim jashtëzakonisht të madh dhe këtë nuk e bën me një diskutim publik, por e bën me një vendimmarrje arbitrare.

Kështu që dërgimi në Gjykatë Kushtetuese dhe shfuqizimi i këtij ligji është një lajm i mirë.

Ti po i takson njerëzit me atë që kanë arritur me dijen e tyre.

Në vijim Xhixho shtoi se po përgatitet për t’u ankimuar ligji për zonat e mbrojtura, duke thënë se me këtë ligj, këto zona po bëhen të pambrojtura, pasi mund të bëhen resorte, hotele me 5 yje dhe se në këtë mënyrë i hiqet qëllimi për të cilin është krijuar.

Deputetja ngriti si shqetësim mos bërjen e transparencës në ligj, duke folur për fasadë konsultimesh me shoqërinë civile.

Janë ligje që bëhen me porosi. Ky ligj krijon hapësira për korrupsion.

Ka denoncim nga zonja Zhupa se si në Divjakë do ndërtohet një resort, kanë dalë pamjet.

Nga ana ligjore janë hapësirat e mjaftueshme dhe të krijohet bindja se ky është një ligj me porosi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy