
Dhjetëra njerëz janë evakuuar në Japoninë jugore pas shpërthimit të vullkanit Sakurajima, që besohet të jetë më aktivi në vend.
Kështu ka raportuar NHK, duke specifikuar se shpërthimi ka shkaktuar lëshimin e hirit dhe gurëve në një rreze prej 2.5 kilometrash.
Agjencia Meteorologjike Japoneze ka lëshuar alarmin maksimal.
Autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e 50 banorëve të dy fshatrave që ndodhen në zonën ku ngrihet vullkani, si masë paraprake.
Për momentin nuk raportohet për dëme apo persona të lënduar. Sakurajima ndodhet në ishullin Kyushu, përballë qytetit të Kagoshima.



