Numri i bagëtive është përgjysmuar, ndërkohë fermat e vogla janë në krizë dhe kjo po i afrohet edhe fermave të mëdha.
Ishte Kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit, Ervin Resuli ai që bëri këtë deklaratë në studion e MCN dhe që e përforcoi duke iu referuar shifrave të INSTAT.
Për Resulin skemat mbështetëse të qeverisë për fermerët janë qesharake ndërsa industria e përpunimit të qumështit ka mungesë të lëndës së parë.
Ndërkohë lidhur me subvencionimin që qeveria jep për fermerët 30 mijë lekë për një ha të mbjellë me grurë, Resuli tha se është i pamjaftueshëm dhe se fermerët e shohin me mospërfillje, duke e lidhur këtë me numrin e paktë të aplikimeve në ditën e parë të tyre në 1 shtator, ku u regjistruan vetëm 700 të tilla.



