Zelensky: Çdo ditë po humbasim 60 deri në 100 ushtarë

Zelensky: Çdo ditë po humbasim 60 deri në 100 ushtarë

Gjatë një interviste për kanalin amerikan “Newsmax”, Zelensky deklaroi se Ukraina po humbet 60 deri në 100 ushtarë në ditë.

Situata në Lindje është shumë e vështirë. Çdo ditë humbasim 60 deri në 100 ushtarë dhe numërojmë rreth 500 të plagosur në luftime,” tha Zelensky.

Presidenti tha gjithashtu gjatë intervistës se eksportet e grurit po bllokohen nga Rusia në Detin e Zi.

Aktualisht, 22.5 milionë tonë drithë janë bllokuar nga Rusia. Për ta zhbllokuar këtë territor me dalje në det, me dalje në ujë, me dalje popullit tonë, duhet të luftojmë dhe duhet të kemi armë me rreze deri në 120-140 kilometra”, tha ai.

Ndër të tjera Zelensky ka akuzuar Moskën për "çmenduri" pasi trupat ruse goditën një fabrikë kimike në përpjekjen e tyre për të përfunduar kapjen e një qyteti kyç lindor.

Forcat ruse goditën rezervuarin e acidit nitrik në Severodonetsk, duke bërë që guvernatori lokal të paralajmërojë njerëzit të qëndrojnë brenda.

"Duke pasur parasysh praninë e prodhimit kimik në shkallë të gjerë në Severodonetsk, sulmet e ushtrisë ruse atje, duke përfshirë bombardimet e verbër ajrore, janë thjesht çmenduri", tha Zelensky.

Beteja për Severodonetsk është bërë më intensive ditët e fundit, me viktima të rënda si nga pala ukrainase ashtu edhe nga ajo ruse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy