
Pas ditëve me diell, duket se temperaturat kanë pësuar ulje me nisjen e javës së re.
Përfaqësuesja e IGJEUM, Anira Gjoni, në një komunikim për “MCN live”, thotë se java po karakterizohet me temperature tipike dimërore.
Sipas saj, temperaturat më të ulta do të jenë deri të dielën teksa moti do të ketë përmirësim pas 15 janarit.
Gjatë kësaj jave ne ndodhemi në mesin e masave të ftohta që do të jenë me origjinë nga veriu dhe do të vazhdojnë deri në datën 15 janar.
Nuk presim që të kemi ekstremitete dhe të thyejmë rekorde ashtu siç ka ndodhur në Evropën qendrore ose Veriore por do të na shoqërojnë ditë te ftohta deri të dielën dhe me temperatura të ulta. Reshjet e shiut nuk do të ketë, nga sot kemi ndërprerje.
Të enjten presim që reshjet e dobëta në formën e shiut në zonat malore, në bregdet temperaturat do të zbresin në 4 °C, në zonat malore, minimalja të shënoj -5°C.
Të shtunën presim rënie temperaturash me 2 °C porse jo vlera minimale ekstreme apo të thyhen rekorde.
Të mërkurën presim një rënie tjetër të këtyre temperaturave me minimaleve më 2 gradë të tjera, minimalet do të shkojnë në -5 °C, jo më shumë.
Këto temperatura do të na shoqërojnë deri nga data 15 janar ku pastaj presim një qetësim të tyre, rritje graduale të temperaturave dhe ngrohje të motit, ashtu siç ishte edhe gjate javës që lamë pas.



