Sot propozimi në Presidencë për emërimin e Ministrit të ri të Brendshëm, Taulant Balla

Sot propozimi në Presidencë për emërimin e Ministrit të ri të Brendshëm, Taulant Balla

Kryeministria do të dorëzoj sot në presidencë propozimet për shkarkim të Bledi Çuçit dhe emërim të Taulant Ballës në postin e ministrit të ri të Brendshëm, pas zhvillimit të ngjarjeve, dhunës së fisit Rraja ndaj kushërinjve Maja për guroren në Krujë. Kryeministri Rama mori këtë vendim pas daljes së fakteve që policia në Krujë kishte lidhje me dhunuesit dhe 40 denoncime nga qytetarët nuk ishin marrë seriozisht por flinin në sirtarët e policisë. Sipas Kushtetutës, përgjigjja nga presidenca kthehet brenda një afati kohor 7 ditor, ndërsa më pas i mbetet parlamentit të shqyrtoj dekretin brenda afatit 10 ditor, në kohën kur për këtë legjislacion kanë mbetur dy seancat e fundit parlamentare, ajo e datës 13 dhe 20 korrikut. Lidhur me këtë ngjarje, deputeti socialist Rrahman Rrahja dha dorëheqjen për shkak të përfshirjes së djalit dhe fisit të tij në këtë ngjarje, ndërsa vendin vakant të deputetit mund ta marrë Arkend Balla. Bledi Çuçi u emërua në pozicionin e Ministrit të Brendshëm në dhjetor të vitit 2020 ndërsa Taulant Balla mban postine kryetarit të grupit parlamentar socialist që prej viti 2027. Karrierën politika, Taulant Balla e nisi ne vitin 2004, ku shërbeu si anëtar i kabinetit të kryeministrit të asaj kohe Fatos Nano. Ai u zgjodh për herë të parë deputet i Librazhdit në vitin 2005, në moshën 28 vjeçare dhe prej asaj kohe nuk ka munguar në Kuvendin e Shqipërisë. Pas zgjedhjeve të viti 2017, Taulant Balla u emërua kryetar i grupit parlamentar socialist. Njëkohësisht, ai u emërua Kryetar i Delegacionit të Parlamentit të Shqipërisë në Parlamentin Europian dhe Zëvendës Kryetar i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian. Pas dorëheqjes së Gramoz Ruçit, Balla u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i PS-së, post të cilin e mbajti deri pas zgjedhjeve të vitit 2021, ku u zëvendësua nga Damian Gjiknuri. Përgjatë gjithë kësaj kohë ai ka qenë një ndër zërat më të fuqishëm të mazhorancës aktuale dhe është vënë përballë betejave të forta me opozitën në Kuvend.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy