Stuhi dhe përmbytje në Turqi/ Brahaj: Humbin jetën 9 persona, zonat e përmbytura larg zonave të tërmetit (VIDEO)

Stuhi dhe përmbytje në Turqi/ Brahaj: Humbin jetën 9 persona, zonat e përmbytura larg zonave të tërmetit (VIDEO)

Gazetari Sokol Brahaj në një lidhje skype me MCN Live nga Turqia ka komentuar lidhur me motin e keq që ka përfshirë vendin atje ku deri tani raportohet për 9 viktima.

Ai tha se stuhitë dhe erërat e forta kanë përfshirë Stambollin, Izmirin, Ankaranë por dhe lindjen e Turqisë, ndërsa theksoi se zonat e përmbytura janë larg zonave të tërmetit.

Sipas tij, autoritetet janë vënë në kërkim dhe për gjetjen e trupave të ekuipazhit të një anije mallrash që u nda mëdysh si pasojë e stuhive të mëdha.

Deri tani kaq janë të konfirmuara, stuhia dhe era ka shkaktuar 9 viktima dhe në të njëjtën kohë po kërkohet të gjenden dhe jetët e humbura nga ekuipazhi i një anije mallrash me flamurin e Kamerunit e cila u nda mëdysh për shkak të stuhive të forta. Kushtet e motit të keq ne det lënë për të dëshiruar për gjetjen e trupave të tyre. Zonat e prekura janë nga Stambolli, Izmir, Ankara, por me borë dhe shi, stuhi ka qenë dhe lindja e Turqisë, po ashtu dhe jugu i saj.

Ka pasur reshje të mëdha shiu, përmbytje. Tani janë rikuperuar gjërat por në disa qytete jepet alarmi për të treguar kujdes për përmbytje. Në zonën e tërmetit ka rënë sërish një tjetër tërmet, por nuk është prekur nga moti i keq. Nga Stambolli deri në jug ajo e madhja që pritej ndodhi para dy ditësh ku ishte tamam ajo e quajtura kiameti. Tashmë përsëri në verilindje dhe veriperëndim të Turqisë ka situata me stuhi të mëdha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy